Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
5.7kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
31 °
E diel, 29 Maj, 2022
spot_img

Shqipëria dhe Izraeli firmosin pakt parlamentar bashkëpunimi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi  i  Shqipërisë  dhe  Parlamenti  i  Izraelit  “Knesset”nënshkruajnë Protokollin e Bashkëpunimit Dy palësh. Kryetari i  Kuvendit të Shqipërisë,  Ilir  Meta dhe Kryetari  i  Parlamentit të Izraelit “Knesset”, Yuli Edelstein firmosën Protokollin e Bashkëpunimit për  Promovimin  e Administrimit  Mjedisor  mes Kuvendit  të  Shqipërisë dhe“Knesset”.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Pragë, gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar  me  rastin  e  Ditës  së  Holokaustit,  ku  marrin  pjesë  mbi  26 kryetarë parlamentesh nga e gjithë Evropa.  Përmes  kësaj  marrëveshjeje  bashkëpunimi,  Kuvendi  i  Shqipërisë  dhe“Knesset”  rrisin  përpjekjet  e  përbashkëta  për  përmirësimin  e  kushteve mjedisore përmes politikave të gjelbërta dhe për përdorimin e teknologjive të fundit brenda të dy parlamenteve.

Kjo marrëveshje u dakordësua gjate vizitës zyrtare të Kryetarit të Kuvendit, Meta në Izrael gjatë vitit të kaluar ku u diskutua për marrjen e ekspertizës izraelite  dhe  përdorimit  të  modelit  “Green  Parliament”  që  “Knesset”  ka jetësuar  në  aktivitetin  e  tij  të  përditshëm,  duke  inkurajuar  kështu ndërgjegjësimin  mjedisor  të  parlamentarëve  dhe  punonjësve  të administratës në Shqipëri  si  dhe duke rritur  kapacitetet teknologjike,  që i shërbejnë krijimit të modelit “Parlamenti i Gjelbërt” në Shqipëri.

“Është  nder  i  madh  që  firmosim këtë  marrëveshje  bashkëpunimi  mes Kuvendit të Shqipërisë dhe “Knessetit” të Izraelit, e cila lidhet ngushtë me menaxhimin e qëndrueshëm dhe me “Parlamentin e Gjelbërt”. Ne mbështetemi tek “Knesset” dhe eksperienca e tyre e gjerë për të futur në përdorim  teknologjitë  më  të  avancuara  në  Parlamentin  tonë” tha Ilir Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img