Hapësire reklamuese

Politikë

Shqipëria dhe Holanda angazhohen për luftën kundër krimit të organizuar, kryeministri Rutte: Tirana ka bërë përparim, për hapjen e negociatave

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria dhe Holanda angazhohen për luftën kundër krimit

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij holandez Mark Rutte janë duke mbajtur një konferencë në Tiranë. Rama ka thënë se me kryeministrin Rutte kanë folur për disa tema të rëndësishme, siç është angazhimi për luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar.

Vetë Rutte tha se Shqipëria ka bërë përparim në rrugën e saj të anëtarësimit dhe hapjes së negociatave.

Rama: Kemi folur më kryeministrin për bashkëpunimin në fushën e sigfurisë, në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, dhe bashkëpunimi në këto fusha do të rritet dhe si pasojë e rritjes së kapaciteteve të vëna në dispozicion të këtij bashkëpunimi. Kemi folur dhe për mundësinë që Holanda të mbështesë një përafrim më të shpejt të Universiteteve tona, në kuadër të rrjetit europian të universiteteve.

Kemi folur dhe për një qasje më të hapur dhe ndaj të rinjve në zonat rurale, për t'i përfshirë ata në programe të mëtejshme të mbështetjes për sipërmarrjen në fshat. Kemi folur dhe për momentin ku jemi. E dimë shumë mirë që Franca, Holanda, Gjermania dhe të tjerë janë gati të ulen me Shqipërinë dhe Maqedoninë për konferencën e parë ndërqeveritare.

E falenderoj mikun tim Mark për komunikimin personal, për komunikimin e tij, për të afruar konfliktin me Bullgarinë drejt zgjidhjes, ne dhjetor të këtij viti.

Rutte: Ju keni bërë përparim në shumë çështje, ndaj ne biem dakord për negociatat. Për të qenë të drejtë, është bërë progresi i duhur. Normalisht duhet bërë më shumë...

Jam shumë i lumtur që të dy vendet tona po zhvillojnë lidhje dy palëshe, ne bashkëpunojmë ekonomikisht për investimet, ekoportet. Gjysma e eksporteve të vendit shkojnë drejt Europës. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Ne punojmë dhe me arkitektët, të cilët janë të përfshirë këtu në Shqipëri, në Tiranë.

Ne do vazhdojmë të punojmë kështu, të ndërtojmë këtë miqësi dhe ta bëjmë më praktike. Ne të dy jemi njerëz shumë praktikë.

Le të shpresojmë  pas zgjedhjeve të së dielës në Bullgari. Të shpresojmë që dy konferencat qeveritare të nisen sa më shpejt. Jam shumë i lumtur që jam në këtë qytet sot. Një qytet shumë i bukur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu