Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës në Kuvend foli lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimit Europian.
Sipas Kryemadhit vendi ynë çdo ditë dhe më shumë largohet nga mundësia për të qenë pjesë e BE-së dhe lidhur me këtë fajëson kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu, deputetja ka reaguar ashpër edhe për përjashtimin e Partisë së Lirisë nga Këshilli i Integrimit.
Kryemadhi tha se në ligji thuhet se të partitë duhet të përfaqësohen në Këshill.
“Procesi i integrimit europian është një proces shumë i rëndësishëm për Shqipërinë sepse Shqipëria është një vend që të ardhmen e ka të lidhur me itegrimin në Bashkimin Europian.
Çdo realitet tjetër do të ishte i hidhur për Shqipërinë. Mundësitë për ta asimiluar shqipërinë larg BE çdo dit po shtohen dhe kjo ka ardhur si rezultat i kriminalizimit të shoqërisë, administratës dhe duke marrë parasysh edhe kontrollin e kryeministrit mbi median, shoqërinë, dhe mbi mendimin dhe fjalën e lirë.
Ne akoma nuk jemi të bindur nëse do të jemi pjesë e BE apo jo. Por ne shikojmë që çdo ditë e më shumë largohemi duke vazhduar me amnistinë fiskale, iku Rama tha që nuk e anuloj, stopoi çështjen e pasaportave të artta, gjë të cilat cënojnë këtëp roces.
Parti e Lirisë është përjashtuar nga Këshilli i integrimit. Ose keqdashje nga Kuvendi ose injorancë e stafit. Uroj që të ketë qenë një lajthitje momentale , ndaj përfaqësuesit të PL në këtë Këshilli Kombëtar të Integrimit Europian. Unë kam paraqitur një iniciativë dhe në nuk i tërhiqemi kësaj iniciative”, tha Kryemadhi në Kuvend.