Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ka komentuar vendimin e Komisionit Europian, i cili rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Me anë të një postimi në Facebook, Manja deklaron se opozita joparlamentare ka rastin të dëshmojë me vepra se e do Shqipërinë dhe se duhet të heqë dorë nga fletërrufetë në gjuhë të huaj.
'Komisioni Europian pasi ka kaluar edhe njëherë në sitë sipas kritereve dhe standarteve rigoroze evropiane të gjitha reformat e qeverisë Rama ku spikat zbatimi me sukses dhe me rezultate konkrete i Reformës në Drejtësi, u rikonfirmon vendeve anëtare të Këshillit Evropian që Shqipëria të ulet në tryezën e bisedimeve me BE pa asnjë kusht!
Tani vendimarrja e vendeve anëtare të BE është tërësisht politike dhe në këtë pikë opozita në Tiranë që ka braktisë Parlamentin dhe ka dalë nërrugë të madhe, ka rastin të dëshmojë me vepra se e do Shqipërinë njëlloj dhe po aq sa ne, por fillimisht duhet të heqë dorë nga fletërrufetë në gjuhë të huaj kundër Shqipërisë dhe të mos dërgojë më në Europë kartolina me tym e flakë dhe bojë të zezë mbi institucionet kushtetuese të vendit.
Urime Shqipërisë ??dhe fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut ??!
#KrenarPërReformënNëDrejtësi', shkruan deputeti.