Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria bën gati “pasaportën e vaksinimit”, i merrni në e-Albania, ja si të aplikoni

Shkruar nga Newsbomb

Edhe Shqipëria ka bërë gati “pasaportën e vaksinimit”, për personat të cilat kanë marrë të dyja dozat e vaksinën kundër koronavirusit.

Mësohet se personat që duan të marrin “pasaportën” pasi janë vaksinuar kundër koronavirusit mund të futen në e-Albania.

Fillimisht duhet të identifikohesh si qytetar dhe më pas të zgjidhni shëprbimin “pasaportë vaksinimi Covid-19”, duke klikuar mbi dokumentin.

Ky shërbim ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik.

Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania.

Hapat për pasaportë vaksinimi COVID-19:

Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik. Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Baza ligjore: – Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; – Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu