Hapësire reklamuese

Sporti

Shqipëria bën detyrën dhe del e buzëqeshur nga San Marino, Kosova ngec në Spanjë (REZULTATET)

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria bën detyrën dhe del e buzëqeshur nga San Marino,

Kanë përfunduar sfidat e radhës të vlefshme për kualifikueset e botërorit 2022.

Kombëtarja jonë i bëri detyrat e shtëpisë duke fituar me rezultat të pastër 0-2, me Rey Manaj që zhbllokoi rezultatin në minutën e 63’ dhe më pas ishte Myrto Uzuni në të 85 që hipotekoi fitoren. Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë.

Nga ana tjetër Kosova e nisi keq me dy gola të shpejtë të Spanjës në minutën e 34 dhe 36. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat ndërsa në minutën e 70 pati shpresë për vëllezërit tanë pasi ngushtuan rezultatin me Besar Halimi.

Mirëpo festa u zgjati vetëm 5 minuta pas në të 75 ishte Moreno që thelloi rezultatin në 3-1 për andaluzianët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.