Hapësire reklamuese

Politikë

“Shqipëria, avokate e Kosovës”, Spiropali: Së shpejti në të dyja anët e Drinit do valëvitet flamuri i BE

Shkruar nga Newsbomb
“Shqipëria, avokate e Kosovës”, Spiropali: Së shpejti

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha sot gjatë seancës së përbashkët parlamentare se Shqipëria është një nga vendet që e ka njohur izolimin, ndaj është një nga avokatet e Kosovës, duke e cilësuar absurde izolimin me regjimin e vizave.

Ajo theksoi se së shpejti në të dy anët e Drinit, do të valëvitej edhe flamuri i Bashkimit Europian, duke shtuar se kjo është e vetmja zgjidhje për shqiptarët.

“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë aburde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish Jugoslllavisë ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar.

Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Dua të përmend një fakt, memorandumet mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrit, 200. Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Europës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje”- u shpreh Spiropali.

Lexo edhe: “28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës”, Konjufca: Kombëria, fjala që të gjithë e kemi përdorur e tani nuk e përdorim më

Lexo edhe: Nikolla: Është dita të kthejmë kufijtë mes dy vendeve tona në kufij formalë

Lexo edhe: Nis mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, deputetët të gjithë në këmbë për të nderuar himnet kombëtare

Lexo edhe: Delegacioni i Kosovës mbërrin në Tiranë, kryeparlamentari Konjufca pritet nga Lindita Nikolla

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese