Hapësire reklamuese

Politikë

Shqipëria asgjëkundi në listën e turizmit, Kombet e Bashkuara rrëzojnë propagandën?!

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro nuk i ka kursyer lavdet për arritjet e Shqipërisë përsa i përket ecurisë së turizimit.

Teksa mbante konferencën për analizën vjetore të ministrisë, Kumbaro me krenari u shpreh se vendi ynë është vizituar përgjatë vitit 2023 nga 10.1 milionë turistë.

Ne numëruam mbi 10.1 milionë vizitorë nga 1 janari i 2023-it, deri në 31 dhjetor të këtij viti dhe nuk kam asnjë dilemë që viti 2023, ishte viti i turizmit, që u bë kryefjalë. Rezultat, i cili erdhi pa asnjë dyshim si një bashkëpunim shumë mi mirë i sektorit privat dhe i sektorit publik”, theksoi ministrja Kumbaro.

Mirëpo, ky sukses "i pretenduar" nuk figuron në statistikat e organizatës Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara  (UNWTO), e cila është është përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale.

Kjo është organizata kryesore ndërkombëtare në fushën e turizmit, e cila promovon turizmin si një faktor të rëndësishmëm për rritjen ekonomike, zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qëndrueshmërinë e mjedisit dhe ofron udhëheqje dhe mbështetje për sektorin në avancimin e njohurive dhe politikat e turizmit në të gjithë botën.

Ajo që vlen të theksohet është se sipas këtyre të dhënave rezulton se destinacionet me performancën më të mirë në peridhën Janar-Dhjetor 2023 është Serbia.

Sipas barometrit, Serbia shkëlqen për sa i përket arkëtimeve, duke mahnitur udhëtarët me kulturën dhe mikpritjen e saj të pasur. Në këtë listë janë të përfshira 11 shtete të Evropës, por asgjëkundi nuk duket Shqipëria. Gjë e cila nxjerr bllof propagandën dhe shifrat statistikore të ministrisë së Turizmit.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese