Hapësire reklamuese

Politikë

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurisë, vjen reagimi i parë nga opozita: Aspektet negative si presidencë e OSBE të mbeten në të shkuarën

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurisë, vjen reagimi

Ditën e sotme Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Pas shumë urimeve nga ndërkombëtarët, ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, thotë se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, teksa përgëzon diplomatët e angazhuar në këtë process.

Sipas Pollos, aspektet negative si presidenvë e OSBE-së duhet të mbeten në të shkuarën.

“Shqipëria është nga sot anëtare e përkohshme e Këshilit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe uroj t'a ushtrojmë me përgjegjësi e përkushtim. Përgëzime diplomatëve të angazhuar në proces.

Uroj që aspektet negative si presidencë e OSBE të mbeten në të shkuarën”, shkruan Genc Pollo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu