Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Xhaçka takon ambasadoren Kim: Mundësi historike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka këtë fundjavë do të udhëtojë drejt Neë York-ut, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Më 11 qershor pritet të votohet për zgjedhjen e Shqipërisë, si anëtare jo i përhershme e Këshillit të Sigurimit, për periudhën kohore 2022 – 2023.

Xhaçka ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ku ka thënë se votimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një mundësi historike për diplomacinë shqiptare.

Ndërsa ambasadorja Kim thotë se kjo është një mundësi e madhe që Shqipëria të forcojë rolin e saj në rajon dhe më gjerë.

‘“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Kemi një mundësi të madhe para nesh për të përforcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri në bashkëpunimin për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Ne e mirëpresim rolin gjithnjë e në rritje të Shqipërisë në skenën rajonale dhe globale. Krah për krah”, shkruan ambasadorja Kim.

Deklarata e Xhaçkës:

Përgatitjet vazhdojnë me shpejtësi për këtë mundësi historike për diplomacinë shqiptare

Shqipëria paraqitet në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore, duke e mbështetur këtë kandidaturë në 5 prioritetet kryesore:

-Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;

-Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;

-Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm  dhe terrorizmit;

-Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;

-Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit;

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img