Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

‘Shqipëria 10 herë më mirë se Gjermania e 50 herë më mirë se Italia’, deputeti i PS ‘ngre në qiell’ qeverinë për masat ndaj COVID-it

spot_img

Lajme të ngjashëm

76e9c1b2f7f1ed4c03ccea8c4116fe93

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka folur me superlativa për mënyrën e menaxhimit nga qeveria të situatës së krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Ai është shprehur në një emision në Abc Neës se performanca e shqipërisë është 10 herë më e lartë se ajo e Gjermanisë dhe 50 herë më e lartë se Italia.

“Nga pandemia ne jemi vendi që ka pasur më pak tragjedi në Europë. Ne jemi shtet dhe kemi përgjegjësi. Nuk jemi thjesht kompani, kemi detyrë të shpëtojmë qytetarët dhe të shpëtojë ekonomia. Unë di këtë që sot Shqipëria ka performancë, prej qeverisjes 10 herë me të mirë se Gjermania dhe 50 herë më të mirë se Italia”, u shpreh Bushati.

Ndërkohëai ka thënë se shteti shqiptar ka treguar që është një partner i besueshëm për tregjet ndërkombëtare.

“Ky është momenti që financat publike mund të shpëtojnë ekonominë shqiptare. Tregjet ndërkombëtare janë vlerësuesi më gjakftohtë. Shteti shqiptar është në partner i besueshëm, sjellja e mirë me financat publike bën që të jemi partner i besueshëm për tregjet ndërkombëtare. Shumë shtete sot në botë po ndërmarrin një rrugëtim të tillë duke financuar ekonominë nëpërmjet borxhit”, tha Bushati.

Më shumë

spot_img