Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Shqipëri -Serbi, 1,500 – 2,500 euro për biletat në tregun e zi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Interesi për ndeshjen Shqipëri – Serbi ka qenë mjaft i madh. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit interesi për tu pajisur me bileta për ndeshjen historike ka patur rreth 50 mijë kërkesa, ndërsa “Elbasan Arena” ofron vetëm 12,500 vende për sportdashësit.

Zyrtarish nuk ka më bileta në shitje. Edhe pse FSHF-ja u kritikua për mënyrën e shpërndarjes së biletave, ato u shitën të gjitha, sa hap e mbyll sytë. Megjithatë ka zëra se një numër i vogël biletash qarkullojnë në tregun e zi, ndoshta bileta nga persona që kanë anuluar planet për të parë ndeshjen. Çmimet e tyre varjojnë nga 2,500 euro për një vend në tribunë, në 1,500 euro për një vend përballë tribunës.

Problemi i biletave në tregun e zi qëndron në faktin se biletat e ndeshjes janë të personalizuara, që do të thotë se në to është printuar emri i personit që i ka blerë dhe gjatë hyrjes në stadiumin “Elbasan Arena” ky emër duhet të përkojë me kartën e identitetit të poseduesit të biletës.

Megjithatë interesi i madh për ndeshjen ka bërë që pothuajse në të gjitha qytetet ku banojnë shqiptarë, në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Malin e Zi, të nisin organizimet në sheshet kryesore ku do të transmetohet ndëshja në erkane gjigande.

Më shumë

spot_img