Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
38 °
Sht
33 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SHQIPËRI-KOSOVË, projekti madhor për NJË “Enciklopedi shqiptare” dhe “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, qeveria shqiptare jep lekët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ae8550fc8e9fe174a88ec4d82d579638

Kryetari I Akademisë së Shkencave prof.dr. Skënder Gjinushi tha sot në mbledhjen e Asamblesë së Akademisë së Shkencave se ky do të jetë viti kur Shqipëria dhe Kosova të punojnë së bashku për një Enciklopedi shqiptare dhe Fjalorin e madh të gjuhës shqipe.

Lajmi është pritur shumë mirë në qarqet akademike ndërkohë që qeveria shqiptare për një projekt të tillë ka vënë në dispozicion 100 milionë lekë të reja, ndërkohë që në rishikimin  e buxhetit në shkurt një gjë të tillë do ta rishikojë edhe qeveria e Kosovës.

Pas më shumë se 4 dekadave, kjo është përpjekja e parë serioze që dy Akademitë do të punojnë për një fjalor dhe një enciklopedi. Ndërkohë që në nëntor pritet një konferencë e madhe shkencore e dy vendeve, për Albanologjinë.

Kryetari i ASHAK akad. Mehmet Kraja tha se dokumentet paraprake janë diskutuar në Kryesi dhe në seksionin e gjuhësisë dhe kanë marrë pëlqim. Tani duhet t’i paraqiten për miratim kuvendit të ASHAK, në njërën nga dy mbledhjet e rregullta vjetore të tij: në shkurt ose në qershor, që është koha e rishikimit të buxhetit nga Qeveria e Kosovës.

Përbërja e grupeve të punës do të jetë nga pesë vetë për secilën palë, kurse për fjalorin nga tre vetë.

U vu në dukje se puna për fjalorin është më e mundshme për të filluar menjëherë, sepse tashmë leksiku i shqipes së shkruar dhe të asaj të folur në Kosovë është mbledhur, ndërsa në Tiranë kartoteka e leksikut të shqipes përmban 15 milionë njësi leksikore, duke përfshirë dialektet dhe format e tyre.

Akad. Gjinushi theksoi se këto nisma kanë të bëjnë me konceptin që dy akademitë të funksionojnë si në një rrjetëzim shkencor, duke qenë në zgjidhje të përbashkëta programore.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img