Një rrjet trafikantësh të dyshuar droge është çmontuar në Zvicrën qendrore. Shqipëria, Italia dhe Ticino, rajon italisht-folës në Zvicrën jugore. Ky është trekëndëshi i shpërndarjes dhe tregtimit të kokainës e heroinës “i çmontuar” nga policia kantonale.
Mediat vendase bëjnë me dije se Policia bëri nëntë arrestime, duke përfshirë dy gra, dhe sekuestroi drogë, armë dhe para. Grupi ka shitur 10 kg kokainë dhe 600 gr heroinë midis prillit dhe dhjetorit 2020, bëri të ditur sot ministria publike e Luzernit, duke deklaruar se droga ishte e importuar nga Shqipëria.
Megjithatë, deri tani nuk ka informacione nga mediat në Zvicër për identitete e personave të arrestuar dhe rolet e tyre ne trafikimin dhe tregtimin e lëndëve të forta narkotike.
Pandemia e Covid-19 nuk e kishte ndalur trafikun. Trafikimi ka arritur vërtet të përshtatet me situatën, duke shënuar një rritje në tregjet online. Shumica e drogës nuk ishte destinuar për tregun zviceran, por për atë evropian.
Globalisht, Evropa është një treg i rëndësishëm për drogën, i nxitur si nga prodhimi vendas ashtu edhe nga importet e paligjshme nga vende apo kontinente të tjera si Amerika e Jugut, Azia Perëndimore dhe Afrika e Veriut.