Atmosfera e zjarrtë e sfidës Shqipëri-Francë ka sjellë probleme dhe në rrethrrotullimin e Rinasit.
Si pasojë e fluksit të madh të automjeteve me tifozët kuqezi, të dy krahët e rrugës (Kashar-Rinas dhe Fushë Krujë-Rinas) janë bllokuar. Ndërkohë, në hyrje të Rinasit nuk ndodhet asnjë patrullë e Policisë Rrugore për të menaxhuar situatën.
Supersfida me Francën dhe hapja e stadiumit të ri ”Air Albania” pritet të sjellë një numër tepër të madh tifozësh dhe mbështetësist të Shqipërisë.