Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

SHQETËSUESE dhe DISKRIMINUESE/ Fëmijët përzgjidhen nga mësuesit për mbrëmjen qendrore të festave (PLAGË në zemrat e të vegjëlve)

spot_img

Lajme të ngjashëm

6371e09aaaece83070682cf0c92c0efd

Një nënë ka ndarë një shqetësim real me ndjekësit dhe miqtë e saj.

Faktin që fëmijët përzgjidhen nga mësuesit për të qenë pjesë e mbrëmjeve qendrore të fundvitit. Një gjest shumë diskriminues ky që ndikon negativisht te fëmijët e prindërit.

“A ka diskriminim më të madh kur disa fëmijë përzgjidhen nga mësuesit, ose me short për të marrë pjesë në mbrëmjen qëndrore? Ç’koncept i shëmtuar është mbrëmja qëndrore ku femijet veçohen për tu kënaqur dhe gëzuar. Si ka mundësi që akoma dhe sot ndodh kjo? Jo të gjithë fëmijët shkëlqejnë në mësime, por ata janë unikë dhe shkëlqejnë në drejtime të tjera, por edhe në mos shkëlqefshin në asnjë drejtim, cili është morali që shoqëria jonë jep për këta fëmijë të cilët përlotur ulin kokën dhe veçohen nga pamundësia që kanë për të marrë notën 10? Duke besuar që kjo notë të jetë e merituar, se në shumicën e rasteve ndodh edhe e kundërta.

Kur do ndryshojë ky fakt i cili hap plagë në zemrat e fëmijëve dhe brendëson ndjenja apo emocione të cilat dhe për shkak të moshës krijojnë komplekse dhe dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijeve? Ç’kuptim kanë festat, kur nuk gëzojnë dhe kënaqen të gjithë? Ku më i miri nuk ecën në një hap me më të dobtin dhe kur kjo krijon premisa për deformime të personalitetit? Joooooo, nuk jam dakord fare për ç’shikoj dhe dëgjoj.

Të dashur fëmijë të gjithë ju që për një arsye ose një tjetër jeni detyruar të qani fshehtas për atë që shikoni dhe dëgjoni edhe ju të dashur femijë që jeni në mbrëmjen qëndrore, mos u mërzisni, “babagjyshi” ju do të gjithëve shumë, prindërit ju duan pafund, ju jeni më të mirët dhe më të vlerët, ne krenohemi me ju çdo ditë, asnjë lot nuk duhet të derdhni në këto ditë të bukura. Gëzuar Festat të gjithëve, Ju duam shumë”, shkruan Çiljeta Simaku.

 

Më shumë

spot_img