Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shqetësimi i ISP-së: Presidenti të reagojë, KPA vijon prej muajsh pa anëtarësi të plotë, Luan Daci u shkarkua por vota e tij ka qenë përcaktuese në disa vendime gjatë viteve 2017-2020

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Instituti i Studimeve Politike i ka ngritur shqetësimin se Kolegji i Posaçëm i Apelimit prej muajsh po vijon punën pa anëtarësi të plotë.

Sipas ISP-së, Luan Daci, njëri prej ish-anëtarëve të KPA-së, i cili është shkarkuar, ka qenë përcaktues në disa vendime gjatë viteve 2017-2020.

ISP i bën apel Presidentit Ilir Meta që të reagojë dhe të përmbushë në kohë dhe me cilësi detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

Postimi i plotë i ISP-së:

Institucionet e vettingut qëndrojnë në themel të pritshmërive dhe premtimeve për një sistem drejtësie funksional dhe më profesional. Çfarë ndodh kur vetë institucionet e drejtësisë si KPA apo institucione thelbësore, si ai i Presidentit, tolerojnë shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi? Alibia se Shqipëria ishte në proces zgjedhor nuk vlen, pasi shteti funksionon edhe kur partitë konkurrojnë për vota. Fakt është: KPA, organi më i rëndësishëm i vettingut në drejtësi vijon të jetë prej muajsh pa anëtarësi të plotë. Fakt është gjithashtu se njëri prej anëtarëve të KPA është shkarkuar megjithatë vota/mendimi i tij ka qenë përcaktues në një numër të madh vendimmarrjes të KPA gjatë viteve 2017-2020.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) monitoron vendimmarrjet e institucioneve të Presidentit, të qeverisë, të Kuvendit në funksion të reformës në drejtësi. në këtë kuadër, ISP rikujton se në datën 8 Mars 2021, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka lënë në fuqi me forme të prere dënimin me 6 muaj burg për ish-anëtarin e Komisionit të Pavarur të Apelimit Z. Luan Daci. Këtij të fundit iu konvertua dënimi nga 6 muaj burg në shërbim prove për falsifikim dokumentesh.

Që nga data 8 Mars 2021, KPA funksionon me vetëm 6 anëtar për shkak të vakancës së krijuar nga vendimi i mësipërm i gjykatës dhe praktikat e ndjekura nga z. Daci figurojnë të pezulluara deri në paraqitjen e anëtarit të ri. Bazuar në Nenin 7 të Ligjit Nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtareve dhe prokuroreve”, Presidenti i Republikës ka detyrimin ligjor të filloje me iniciativën e tij procedurat e  shpalljes së vendit vakant në KPA, duke bashkëpunuar ngushtësisht me ONM për të pranuar, shqyrtuar dhe renditur kandidaturat, të cilat me pas i kalojnë për shqyrtim dhe miratim Kuvendit. Dispozita e mësipërme parashikon gjithashtu (për analogji me rastet e emërimeve fillestare dhe vakancave qe lindin gjatë aktivitetit të KPA) se në rast se Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga datat në të cilën vendimi penal ka marrë formë të prere, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

Megjithëse kanë kaluar 68 ditë nga vakanca e krijuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës se Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ISP konstaton se Presidenti i Republikës ka zgjedhur të heshtë në kundërshtim me detyrimet kushtetuese dhe ligjore. Pretendimet informale se Presidenti nuk është njohur ende zyrtarisht mbi përmbajtjen e këtij vendimi gjykate, përbëjnë një nonsens juridik, për aq kohë sa vetë këto vendime shpallen në mënyrë publike, pa qenë nevoja për sigurimin e tyre nëpërmjet procedurave ekstraligjore. Nga ana tjeter vetë KPA mund ta adresonte institucionalisht dhe publikisht problematikën e krijuar me vakancën e një prej anëtarëve të tij.

Në këto kushte ajo që konstatohet lehtësisht është mungesa e respektit institucional për parimet & përgjegjësitë kushtetuesen dhe aftësia jonë për të krijuar kriza e pengesa institucionale të panevojshme dhe me kosto për standardet e brishta të së drejtës dhe të demokracisë funksionale në Shqipëri. ISP apelon institucionin e Presidentit, KPA dhe institucionet e tjera të përfshira në procedurë, të bashkëveprojnë dhe të përmbushin në kohë dhe me cilësi detyrimet e tyre kushtetutese e ligjore.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img