Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Shqetësimi kryesor është familja”, Basha bisedë me gratë në Burrel: Nga muaji i parë i qeverisjes, 30 mijë lekë bonusin për fëmijët derisa të arrijnë 5-vjeç

Shkruar nga Newsbomb
“Shqetësimi kryesor është familja”, Basha bisedë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mëngjesin e sotëm e ka filluar me një bashkëbisedim me gratë e Burrelit.

Ai është njohur me shqetësimet dhe problemet që përballet sot qyteti  i  tyre. Një ndër shqetësimet kryesore ishte emigracioni i rinisë së Burelit ku papunësia është shkaku kryesor I cili detyron ata të ikin nga Shqipëria.

Duke e konsideruar familjen si gurëthemeli i Partisë Demokratike, Basha përsëriti planin e mbështetjes për familjet e reja që sipas tij 5 mijë çifte të reja çdo vit do të kenë mundësinë të blejnë një banesë dhe shteti do të subvencionojë 100% interesat e kredisë.

“Së treti, një nga shqetësimet kryesore dhe preokupimet kryesore për ju është famija, është më kryesori faktikisht, është fëmija. Ku është shteti në raport me familjen shqiptare? Është zhdukur nga radari. Ku do të jetë nesër me ne? Për ne familja është gurëthemeli i shoqërisë, për Partinë Demokratike, për Partinë Popullore Europiane, pjesë e të cilës jemi. Ne besojmë se familja është ambienti më i shëndetshëm për të rritur individë të suksesshëm dhe për t’i dhënë mundësinë shoqërisë të eci përpara.

Së pari, do t’i mundësojmë çifteve të reja që jo thjesht të lidhin kurorë me letra, por të kenë mundësi të blejnë një banesë. Prandaj, punësimi, pagat e mira janë qëllimi kryesorë i programit tonë, por nuk mjafton, ne do të subvencionojmë nga buxheti i shtetit 5 mijë çifte të reja çdo vit, pra, 20 mijë çifte në krye të 4 viteve do të kenë mundësinë të blejnë një banesë dhe ne do të subvencionojmë 100% interesat e kredisë, një skemë që e aplikojnë edhe vende perëndimore. Në qoftë se nuk e bëjmë këtë, atëherë Shqipëria do të vazhdojë të tkurret, ca nga emigracioni, e ca nga fakti që po bie në pikiatë lindshmëria. Shqiptarët po bëjnë më pak fëmijë se sa mbahet mend në 40 apo 50 vjet”- tha Basha.

Gjithashtu Basha shtoi se  të gjithë fëmijëve që dotë vijnë në jetë do tu jepet bonusi prej 30 mijë lekë të vjetra që nga momenti I lindjes dhe deri kur të arrijnë 5 vjeç.

“Faktori i dytë është që edhe kur ke një vend pune, kosto e fëmijës është e papërballueshme. Ndaj, duke filluar nga muaji i parë i qeverisjes tonë, ne do të adoptojmë bonusin për fëmijët që është 30 mijë lekë të vjetra në muaj, nga momenti i lindjes deri në momentin që arrin 5 vjeç”- shtoi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll