Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Shqetësimi i presidentit: Po rikthehen nostalgjikët e komunizmit, dosjet nuk janë hapur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d5ce72f55d35e85f63cd421f201c8513

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka konsideruar këmbanë alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare rikthimin e nostalgjikëve të komunizmit në Shqipëri.

Gjatë ceremonisë së organizuar për “Tetorin Gjerman”, Nishani tha se ka politikanë që po dalin në mbrojtje të krimeve të komunizmit dhe se dosjet e asaj periudhe të sigurimit të shtetit nuk janë aksesueshme.

“Me keqardhje konstatoj se pas 26 vitesh modeli gjerman, Shqiperia nuk është ndarë plotësisht nga e kaluara komuniste. Dosjet se sigurimit të shtetit në Shqipëri nuk janë ende të aksesueshme dhe lustracioni as që merret në konsideratë. Simbolet e diktaturës dhe regjimit komunist, po rikthehen fatkeqësisht dukshëm e shpesh të kamufluara me elementë artistikë. Klasa politike shqiptare sot ka për detyrë të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit dhe respektimin e rezolutave të Këshillit të Europës të viteve 1996-2006. Shtimi i zërave nostaligjikë, shpeshherë dhe nga politikanë në mbrojtje të hapur të krimeve të kryera nga komunizmi dhe sigurimi i shtetit, duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për gjithë shoqërinë shqiptare”, tha Nishani.

Kjo deklaratë e Bujar Nishanit bëhet pak ditë pas debatit për dekorimin nga ana e tij e disa anëtarëve të Ballit Kombëtar.

Më shumë

spot_img
spot_img