Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SHPRESË PËR EKONOMINË/ Banka Botërore parashikon rritje prej 5.1% për Shqipërinë në vitin 2021, rolin kyç do e luajë TURIZMI

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bdb5a780d0b3fac2ea1a43fbefe5a502

Viti 2021 do të jetë një ringritje për ekonominë shqiptare, pas vitit të kaluar të vështirë që lamë pas për shkak të pëndemisë COVID-19.

Sipas parashikimeve të fundit të Bankës Botërore, në vitin 2021 Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike prej 5.1%, një nga më të lartat në rajon dhe jo vetëm.

Rolin kryesor në këtë rritje do ta ketë turizmi, ndërsa në raport thuhet se Shqipëria duhet të rrisë produktivitetin me anë të përshpejtimit të reformave strukturore në mënyrë që të mos vonojë edhe më shumë negociatat për anëtarësimin në BE.

“Rritja në Ballkanin Perëndimor pritet të shkojë në 3.5%, duke supozuar se do të rikthehet besimi te konsumatori dhe biznesi, pasi COVID-19 do të vihet nën kontroll. Ekonomitë e varura nga turizmi si Shqipëria dhe Mali i Zi, do të përjetojnë një kthim më të fortë në aktivitet se vendet e tjera të rajonit.

Detyrimet fiskale në rritje kanë zvogëluar hapësirën për mbështetje fiskale, ndërsa në të njëjtën kohë buxhetet qeveritare do të shtrihen edhe më tej duke bërë shpenzime shtesë të nevojshme për t’iu kundërvënë efekteve të dëmshme të COVID-19. Rritja afat-mesme dhe produktiviteti në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut duhet të rriten duke përshpejtuar reformat strukturale në përgatitje për anëtarësimin në BE, duke supozuar se negociatat rreth procesit të pranimit nuk do të shtyhen më tej.”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

135628665_455931315792101_2043192483559865188_n.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img