Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
32 °
Die
32 °
Hën
31 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

Shpresë për dibranët, Dervishaj: Do nisin punimet për “Rugën e Arbrit”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri Transportit, Sokol Dervishaj zhvilloi një takim me Ministrin Maqedonas për Investimet Arlind Zeqiri.

albsig

Ministri  Dervishaj, duke u ndalur te projektet konkrete nënvizoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për të filluar punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit në pranverën e 2017, duke e konsideruar një arterie të rëndësishme rrugore, që forcon lidhjen mes Shqipërisë e Maqedonisë, dhe me korridoret rajonale.  

Nisja e punimeve rrit shpresën për dibranët për ndërtimine kësaj rruge tejet të domosdoshme për lehtësimin e qarkullimit dhe shkurtimit të kilometrave që lidh kryeqytetin me këtë rajon, por jo vetëm.  Dy ministrat theksuan se duhet bërë më shumë në projektet e infrastrukturës, për të rritur shkëmbimet tregtare mes vendeve.

Dervishaj tha se Procesi i Berlinit, është shumë i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin për ndërlidhjen e vendeve të rajonit, çfarë kërkon angazhim të përbashkët.

Në takim u diskutua për ngritjen e një grupi të përbashkët  pune në nivel teknik, për të koordinuar punën për lidhjen hekurudhore mes 2 vendeve.

Ministri Dervishaj, u ndal edhe te transporti detar, dhe potencialin e madh që ka ky sektor për ekonominë e vendit. Ndërsa Ministri Arlind Zeqiri, tha se kompani të ndryshme maqedonase kanë interes për të investuar në bregdetin shqiptar.  

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img