Hapësire reklamuese

Bota

SHPRESË nga një ekip profesorësh e studiuesish: Vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati brenda vjeshtës

Shkruar nga Newsbomb

Profesoresha e Universitetit të Oksfordit Sarah Gilbert tha se një vaksinë mund të  jetë  e disponushme për publikun e gjerë në vjeshtë.

 

Dailymail bën me dije se Sarah Gilbert po udhëheq një ekip studiuesish në realizimin e vaksinës. Ajo tha se së bashku me ekipin e saj kanë krijuar një vaksinë e cila do të provohet tek njerëzit pas dy javësh.

Ndërsa shumica e ekspertëve të industrisë thonë se për një vaksinë duhen 18 muaj kohë, Gilber ka thënë se do të përshpejtojnë procesin e provës klinike, në mënyrë që vaksina të shpërndahet në vjeshtë.

Kujtojmë se një muaj më parë ajo tha se vaksina mund të arrihej në fund të vitit, por me këtë version të ri ajo konfirmon një lajm më optimist duke qenë se testimet tek njerëzit pritet të fillojnë pas dy javësh.

(Foto-Profesoresha e Universitetit të Oksfordit Sarah Gilbert)

92852143_673366693480571_3595648218215481344_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu