Sot, shpresat e Kombëtares nuk janë lënë pushim, por kanë zhvilluar një tjetër takim ndaj ekipit U-17 të Akademisë së Futbollit, ku kanë fituar me rezultatin e thellë 7-0.
Trajneri Alban Bushi nuk i ka lënë të lirë ditën e sotme, ashtu sikurse ishte menduar, por i ka grumbulluar ata.
Gjatë paradites të rinjtë kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë, ndërsa pasdite kanë zhvilluar takimin e radhës. Kuqezinjtë kanë dominuar në këtë ndeshje të fituar me rezultatin e thellë 7-0, takim nga i cili Bushi ka mbetur i kënaqur.
Formacioni titullar: Dajsinani, Maloku, Amidi, Voca, Sahiti, Zenuni, Kallaku, Gjoka, Merkaj, Shabani, Kabashi.
Golat:
Shabani, min.30
Mustafa, min. 50.
Gjoshi, min.57.
Deliu, min.74.
Merkaj, min.79.
Mustafa, min.84.
Deliu, min.88.