Hapësire reklamuese

Politikë

Shpopullimi i Shqipërisë, Meta bën thirrje: Projekt i qëllimshëm antikombëtar, shqiponjat të kthehen në folenë e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Shpopullimi i Shqipërisë, Meta bën thirrje: Projekt i

Presidenti Ilir Meta thotë se shpopullimi i vendit është një "projekt i qëllimshëm antikombëtar". Sipas tij, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre.

Teksa shpërndan një dokumentar të gazetarit Marin Mema, Meta kërkon bashkim të të gjithë aktorëve për të ndalur këtë fenomen.

"Shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm antikombëtar. Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre, ku të jetojnë të qetë dhe të ndërtojnë të ardhmen e sigurt europiane!

Të gjithë bashkë kundër shpopullimit të Shqipërisë! Përgëzime gazetarit Marin Mema për profesionalizmin e tij", shkruan Ilir Meta, President i Republikës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll