Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Shpopullimi është drama më e madhe që po i ndodh vendit”, Meta i shqetësuar: Duhet reflektim urgjent

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta shkruan se shpopullimi është sfida më e madhe që I ka ndodhur vendit gjatë viteve të fundit dhe kjo sipas tij kërkon një zgjidhje konkrete e urgjente.

Meta shton se prej vitit “2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë”, dhe sipas tij me këto ritme zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.

“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.

Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike”, shkruan Presidenti në postimin e tij në ‘Facebook’.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img