Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Shpjetësi raketë në Tiranë-Elbasan, policia ndalon 24-vjeçarin që “bënte garë” me 170 km/h, Benzi sterr i zi (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia rrugore e Tiranës ka ndaluar sot një 24-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar në autostradën Tiranë-Elbasan me shpejtësi tej normave të lejuara.

Radari i policisë tregon 170 kilometra në orë, gati dyfishi i normës së lejuar dhe që tregojnë tabelat rrugore.

Konstatimi dhe ndalimi i të riut nga ana e efektivëve ka bërë të mundur dhe parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme me pasoja të rënda për jetën.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Me 170 km/orë në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, radari parandalon rrezikun e përfshirjes në aksident rrugor.

Mos fluturoni në rrugë, në rastin më të mirë ju pret polici dhe radari, respektoni rregullat, shpëtoni jetë.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore me qëllim evidentimin e ndëshkimin e shkeljeve që nga analizat e ngjarjeve rrugore konsiderohen edhe si shkaqet kryesore të ndodhjes së tyre, kanë shtuar kontrollet e dedikuara për shpejtesinë mbi normat e lejuara dhe mos rregullimin e shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara.

Gjatë mesditës së sotme si rezultat i monitorimit të qarkullimit me radar në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan-Tiranë janë evidentuar shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, siç ishte dhe rasti i një 24-vjeçari nga Korça, i cili u konstatua duke qarkulluar me shpejtësi 170 km/h duke rrezikuar seriozisht përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Nga kontrollet parandaluese, vetëm përgjatë 2 javëve të para të muajit qershor, për këtë shkelje janë konstatuar dhe proceduar 306 drejtues automjetesh, ku 171 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa 135 të tjerë janë proceduar për mosrregullim shpejtësi në qendrat e banuara nga 10.000-40.000 lekë të rinj.

Më shumë

spot_img
spot_img