Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Shpirt, dritë e zemër”, pas skandalit, publikohen VIDEOT ku e moshuara në Pejë trajtohej me dashuri në azil

Shkruar nga Newsbomb
“Shpirt, dritë e zemër”, pas skandalit, publikohen VIDEOT

Një video e shpërndarë ditën e djeshme  ku nëj e moshuar u dhunua nga infermierja e Shtëpisë së Pleqve “Orenda”, Aurona Pelaj, tronditi opinionin publik në mbarë Kosovën dhe Shqipëri.

Pas këtij skandali, në rrjet po qarkullojnë të tjera video të të moshuarës, mirëpo këtë herë infermieret e trajtojnë më respekt, dashuri dhe e bëjnë atë të buzëqeshë.

Një ish-infermiere e asaj qendre Valmira Gergoci, thotë se të moshuarit aty i kanë ndryshuar jetën për mirë  dhe u bën thirrje ndjekësve që mos reagojnë më urrejtje ndaj kësaj qendre pasi aty ka edhe persona të stafit të cilët qeshin dhe qajnë bashkë me dhimbjet e të moshuarve.

“Shumë i kam dasht e i du këta pleq. Ma kanë ndryshu jetën për tmirë 100%. Po më dhemb zemra se si po ofendohen komplet stafi për besë betohna në familje tem se shumë mirë kujdesen por kjo vajza le të denohet, le ta mer dënimin e meritum.

Po ndihna keq çka ka ndodh me Nanën Minire po të lutna mos shperndani kaq shumë urrejtje me e perfshi komplet Orenden se ka pjesëtarë në staf që qajnë dhe qeshin baraz me banorët aty, une kam qenë njëra nder ta.

Për besë turp po më vjen çka ka ndodh, jam prek shumë në shpirt, personave të tillë nuk duhet të ju lejohet as liçenca e infermieres le më të punojnë në një vend ku kanë të bëjnë me persona te ndishëm të moshës së 3.

Kurrë ska ndodh fjalën me jau kthy se e kemi nje zot mbi kry le më me pas dhunë. Kjo jam une dhe kjo është Nena Minire per të cilën kam

Respekt duke u bazu nga e kalumja e saj të hekat e saj dhe pozitiviteti saj”, thotë ajo.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll