Ish-kryeministri Sali Berisha në Berat ka folur për vizitën e ish-sekretarit amerikan në Tiranë, Mike Pompeo.
Berisha hodhi poshtë se donte që të takonte Pompeon, duke thënë se nuk kishte se për çfarë të takoheshin.
“Ajo (Yuri Kim) nuk përfaqëson kurrë SHBA, ajo ndërhyn në gjykata ajo shkel konvetën. Patëm një vizitë të një ish-sekretari. Mike Pompeo kam ndjerë një trishtim jo se nuk u takova se nuk kisha pse të takohesha. Kush e ftoi në konferencë” Kush e ftoi në konferencën e 100 vjetorit? Ftesat u shpërndanë nga Taulant Beg.
Sekretarin e shtetit mund ta ftonte Ministria e Jashtme, mund ta organizonte Univeristeti, Akademia Diplomatike, Këshilli i Ambasadoreve, por konferencën ta organizonte Balla.
Pastaj shpifin se gjoja paskam kërkuar unë takim me të. Kurrë! Ai ka bërë detyrën e tij. U bënë copash një muaj rrresh që të merrnin një deklaratë për Sali Berishën, por e patë vetë. Unë s’i kërkova askujt. Ai erdhi dhe e shpjegoi qëllimin e kuptoi si u sollën gjërat dhe bëri një Tëitter, udhëtim në Shqipëri tek MEK-u iranian, në kampin e Manzës, asnjë fjalë tjetër. Kjo është e vërteta”, u shpreh Berisha.