
SPAK ka vendosur ti zgjasë hetimet për 3 gjyqtarët që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm pas javë pasi i kërkoi Gjykatës së Posaçme të miratonte vendimin për pushimin e çështjes për gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli.
Gjykata e ktheu dosjen në prokurori dhe e urdhëroi prokurorinë të kryente ekspertimin e telefonit të njërit prej gjyqtarëve si dhe të vazhdonte hetimet pasi ato u konsideruan të paplota.
Në përfundim të afatit të gjykatës tashmë SPAK ka kërkuar që të shtyhen edhe me 3 muaj hetimet, pasi koha nuk ka qenë e mjaftueshme, raporton gazetarja Klodiana Lala.