Hapësire reklamuese

Politikë

“Shpëtova pa ngrënë thikë barkut”, Roland Bejko rrëfen dhunën e ushtruar në selinë e PD-së: Njerëz të panjohur më qëlluan me grushte e shkelma, Berisha u ka bërë bërë lavazh truri

Shkruar nga Newsbomb
“Shpëtova pa ngrënë thikë barkut”, Roland Bejko

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Roland Bejko ka folur për dhunën e ushtruar sot ndaj tij gjatë protestës në selinë e PD-së. 

Ai u shpreh në “News 24” se ishte me fat që shpëtoi pa ngrënë ndonjë goditje me thikë nga protestuesit e dhunshëm, ndërsa shtoi se u qëllua me grushte shkelma nga njerëz të panjohur.

Gjëra të vogla, goditje mbrapa shpine por që dhëmbin më shumë kur shikon dhe atë që të gjuajtën ke ndarë bukën. Sa parkova makinën u vonova, hyra deri në mes të sheshit kur më shajnë njerëz që nuk i njoh. Dikush më kapi prej xhakete dhe nuk më la të hyja në seli. Më vinin shkelma, grushta. Shyqyr që ishin gazetarët dhe shpëtuam pa një thikë barkut.

Faji nuk është i tyre, por i Sali Berishës. U ka bëre lavazh trurit duke identifikuar Bashën dhe ne armiq të tyre. Sot Berisha e ka futur politikën në një fazë paramilitare.  Dhuna është e pafalshme si situata ku është futur PD-ja.  Berisha ka pas planifikuar marrjen e PD-së me çdo kusht. Berisha pas 9 shtatorit projektoi një puc institucional. Tentoi ta merrte në mënyrë institucionale partinë dhe kaloi në planin tjetër që ishte marrja e partisë me dhunë”, u shpreh Bejko.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.