Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

“Shpëtoni ushtarin Cani”, maxhoranca ndryshon ‘ligjin e Dosjeve’ prej ministrit

Lajme të ngjashëm

Prekja direkte e disa prej politikanëve në gjirin e maxhorancës nëse do të miratohej varianti i parë mbi ‘Ligjin për Hapjen e Dosjeve’, ka shtyrë qeverinë të rimodulojë verifikimin. Duket se kjo bëhet mes personazheve të tjerë për ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

Varianti i parë prekte disa të zgjedhur mes të cilëve dhe kreun e Financave që ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë e drejtuar nga Fatos Nano për dy muaj në vitin 1991. Ky penalizim i ministrit Cani pas hapjes potenciale të dosjeve, sipas gazetës Panorama ka shtyrë maxhorancën të ndryshojë.

Tashmë varianti i ri që pritet të dorëzohet zyrtarisht në Kuvend, ka shtyrë dhe periudhën për të cilën do të hapen dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Ky ligj do zbatohet mbi dokumentet që do të analizohen nga 29 Nëntori 1944. Sipas hartuesve, sigurimi i Shtetit pushoi së funksionuari pas fitores së PD asokohe

Më shumë