Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpëtojnë mrekullisht 6 pasagjerët në Përrenjas, foristrada rrezikon të bjerë nga ura

Shkruar nga Newsbomb
Shpëtojnë mrekullisht 6 pasagjerët në Përrenjas,

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në rruget e vendit. Uniformat blu bëjnë me dije se mëngjesin e kësaj të hëne dy automjete janë përplasur “kokë më kokë" në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit” në Përrenjas.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona. Mësohet se njëri prej të palgosurve, i cili ndodhej dhe në gjendje më të rëndë është transportuar për në repartin e kirurgjisë në të Spitalit të Elbasanit, ndërsa të plagosurit e tjerë janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit.

Nga pamjet e siguruara nga Newsbomb, shihen qartë dy mjetet e aksidentuara, ku njëri prej automjeteve “Toyota rav 4”, shihet që ka përfunduar sipër bordurave anësore të rrugës.  Deri më tani, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të një prej mjeve.

 “Në aksin rrugor “Librazhd-Përrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, sqaroi policia.

PAMJE NGA AKSIDENTI

[video width="360" height="636" mp4="https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2023/12/409182476_363017446102847_3792706705290262764_n.mp4"][/video]

 

Ndërkohë, më herët newsbomb.al solli pamjet nga dy aksidentet e ndodhura paraditen e sotme në Rrugën e Kombit. Në një prej aksidenteve ishte përfshirë një trailer me rimorkio dhe 5 makina, në gjatësinë e këtij aksi por në afërsi të fshatit Blinisht.

Ndërsa, aksidenti i dytë me 13 makina e kamionë ka shkaktuar për pasojë dëme të konsiderueshme materiale dhe bllokim të Rrugës së Kombit për më shumë se një orë. Shkak paraprak dyshohet se janë bërë ngrica dhe mjegulla e dendur që ka vështirësuar shikimin e rrugës nga drejtuesit.

Lexo edhe: Aksident zinxhir në Rrugën e Kombit, përplasen 6 makina (FOTO)

LEXO EDHE: PAMJET: Aksident i dytë në Rrugën e Kombit, përplasen 13 kamionë dhe makina

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese