Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Shpëtoi një të mitur austriak, shqiptari kthehet në hero

spot_img

Lajme të ngjashëm

c414c9c2aee8fada472798b9a1378269

Muharrem Behrami nga Podujeva, i cili jeton në Linz të Austrisë, është kthyer në hero në këtë shtet. Kjo për shkak se Behrami ka ndërhyrë për të shpëtuar një 14-vjeçar i cili kishte mbetur i mbyllur në një oxhak.

Muharrem Behrami së bashku me zjarrfikësit dhe Policinë austriake, kanë shpëtuar 14-vjeçarin që kishte mbetur i ngujuar në një oxhak.

Ishte kosovari ai i cili e ka dëgjuar ulërimat e 14-vjecarit i cili kërkonte ndihmë, më pastaj ka njoftuar forcat e rendit.

Ky rast ka marrë vëmendje në mediat austriake.

“Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, Muharrem Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 1:30 të mëngjesit. Kosovari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat të më në fund të lokalizoheshin”, ka shkruar gazeta austriake, transmeton faqja “Podujeva Vendlindja Ime”.

“Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3:30. Shpëtimi i fëmijës nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm”, ka shkruar gazeta “Land Leute”.

Pas ndërhyrjes, i mituri u largua nga vrima e oxhakut.

“Në orën 4:30, fëmija u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte i lodhur. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, thuhet më tej në artikullin e gazetës austriake.

Muharrem Behrami, i cili ishte i pari që dëgjoi britmat e djalit dhe kishte paralajmëruar shërbimet emergjente në mes të natës, është shprehur i kënaqur.

“Unë vetëm e kam bërë detyrën time si dhe e kam marrë telefonin. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, ka thënë ai.

Më shumë

spot_img