Hapësire reklamuese

Bota

Shpëtohen rreth 100 persona që ishin marrë peng në Nigeri

Shkruar nga Newsbomb
Shpëtohen rreth 100 persona që ishin marrë peng në Nigeri

Rreth 100 viktima që ishin marrë peng dhe po mbaheshin në mal në veriperëndim të Nigerisë, janë shpëtuar nga forcat e sigurisë së këtij vendi.

Policia nigeriane tha të martën se viktimat ishin rrëmbyer dy muaj më parë nga bandat kriminale.

Ushtria dhe policia e Nigerisë muajt e fundit kanë goditur grupet e armatosura, të njohur si banditë, të cilët kanë kryer grabitje dhe rrëmbime të shumta.

Policia njoftoi se në operacionin e ditës së hënë, kanë shpëtuar 68 viktima që po mbaheshin në kampe. Operacioni u krye me ndihmën e ish-banditëve, të cilët u kthyen në informatorë të policisë.

Viktimat, përfshirë gra, fëmijë e burra, ishin mbajtur të izoluar për më shumë se tre muaj, shkruan REL.

“Të gjithë të shpëtuarit aktualisht po marrin trajtim mjekësor”, thuhet në deklaratën e policisë.

Që nga viti i kaluar, banditët kanë sulmuar shkolla dhe kolegje për të rrëmbyer qindra studentë dhe e nxënës dhe pastaj kanë kërkuar pagesa për lirimin e tyre.

Sondazh

Poll