Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpëtimi i Alvin Berishës nga Al-Hol, ‘La Repubblica’: Operacion i paprecedent, i pari fëmijë që lirohet nga këto kampe

Shkruar nga Newsbomb
Alvin Berisha

Lajmi se Alvin Berisha më në fund ka dalë nga kampi famëkeq Al Hol dhe do të bashkohet me familjen, ka bërë bujë edhe në mediat italiane.

Gazeta ‘La Repubblica’ ka bërë me dije se vogëlushi 11 vjeçar u lirua nga kampi falë një korridori humanitar të krijuar nga Kryqi i Kuq dhe homologët e tyre arabë. Ndërkohë pjesë e këtij operacioni ishte edhe bashkëpunimi i forcave italiane me autoritetet shqiptare.

Sipas prestigjozes italiane, largimi i Alvinit nga atje është një operacion i paprecedent, për shkak se asnjë fëmijë tjetër nuk është liruar nga këto kampe që prej nisjes së luftës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu