Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpëtim Reka, gjyqtari i Durrësit përballet sot me vettingun

Shkruar nga Newsbomb

Gjyqtari Shpëtim Reka i Gjykatës së Durrësit përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj dhe Genta Tafa (Bungo).

Shpëtim Reka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Durrësit. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Shpëtim Reka deklaronte pasuri me vlerë 2.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 22.6 milionë lekëve.

Reka zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 16.5 milionë lekë, automjete me vlerë 2.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 1 milionë lekësh si dhe kursime të akumuluara në cash prej 2.3 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.8 milionë lekë, nga të cilat 35% kanë si burim pagën nga funksioni të subjektit, 43% pagat e familjarëve, gati 12% të ardhurat nga qiratë dhe 8.7% nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Shpëtim Reka rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shtimin e pasurise dhe shpenzimet e realizuara gjatë vitit 2008. Shuma e pajustifikuar është 337,413 lekë, pa llogaritur në këtë analizë  shpenzimi për konsum familjar për periudhën.

Në vitin 2004 është marrë kredi në BKT në shumën 31,000 euro, me interes 8.2 %, me afat 10 vjet për blerje apartamenti, ndërkohë që blerja e apartamentit është realizuar një vit më pas. /Birn

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.