Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Shpëtim Indrizi shpallët “Qytetar Nderi” nga Komuna e Malishevës: Ndihem i nderuar që mbrojtja luftën e UÇK në Strasburg  

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim Unitet, Shpëtim Idrizi, është shpallur “Qytetar Nderi” për mbrojtjen e luftës së UÇK nga Komuna e Malishevës. Ai theksoi se historia e Kosovës, është edhe e historia e Çamërisë, por në ndryshim me të, Kosova është histori me fund të lumtur.

Idrizi thotë në një postim në Facebook,se ndihet i nderuar që mbrojti luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Këshillin e Europës në Strasburg, kur diskutohej raporti famëkeq i Dick Marty.

Postimi i plotë i Idrizit:

Politika ndryshon, kohët kalojnë, por ne kemi veç një atdhe, për të fituar betejen e paqes siç fituam betejen e luftës.

Tituli i marrë sot “Qytetar Nderi” në Malishevë dhe bashkë me titullin e marrë si “Qytetar Nderi” në Konispol, në Çamërinë time të mbetur të vogël brenda atdheut, janë dy gurë kilometrikë të vendosur në jetën time.

Historia e Kosovës është edhe historia e Çamërisë, por në ndryshim me të, Kosova është një histori me fund të lumtur, sepse sot e shohim shtet dinjitoz që punon për begatimin dhe dinjitetin e tij.

Arsyeja e dhënies së titullit qytetar nderi i Malishevës dhe që më bën të ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar është mbrojtja e luftës së UÇK-së në Këshillin e Europës në Strasburg dhe puna e përditshme në mbrojtje të Çështjes Çame.

Më duhet t’ju them që kam dy motive për qëndrimin e mbajtur në Strasburg, kur diskutohej raporti famëkeq i Dick Marty.

Së pari, arsyeja kryesore është respekti dhe nderimi që unë kam për qëndresën dhe luftën e popullit të Kosovës, për UÇK-në, por edhe për sakrificën personale të miqve të mi, Fatmir Limaj- komandant Çeliku, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, etj, të cilët i kam admiruar dhe nëpërmjet tyre djemtë e vajzat e UÇK-së.

Arsyeja e dytë është fakti që një djalë i Çamërisë bëntë për Kosovën, atë që do të bënte në çdo rast për tokën e tij, për tokën e cila pati të njëjtin fat në vitin 1912, sepse liria e Kosovës është endrra më e bukur për të gjithë ne, por dhe frymëzim për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë.

Në fjalën time në Strasburg kam theksuar se unë si shqiptar i Çamërisë e di shumë mirë që shtetet me aftësi të madhe propogandistike janë të aftë që të përmbysin të vërteta të mëdha. Sot heronjtë tanë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, etj, janë për gjykim në Hagë, si dikur miku im Fatmir Limaj apo Ramush Haradinaj.

Ky është rasti që të kujtojmë se nuk mund të humbim në paqe, atë që fituam me luftë.

Përkundrazi, duhet të punojmë çdo ditë që Kosova e lirë, ëndrra më e bukur e çdo shqiptari dhe fitorja jonë më e madhe në 100 vjeçarin e fundit, të forcohet e konsolidohet, si shtet i barabartë mes shtetesh dhe të bëjmë kufijtë tanë shtetërorë thjesht simbolikë e të pavlefshëm.

Politika ndryshon, kohët kalojnë, por ne kemi vec një atdhe, e për të do të punojmë në Tiranë, Prishtinë, Malishevë, Konispol, Margëlliç e Filat, në Strasburg, Bruksel, Hagë e Ëashington, për të fituar betejen e paqes siç fituam betejen e luftës.

Ju faleminderit me mirnjohje dhe respekt nga qytetari më i ri i Malishevës heroike.

Më shumë




spot_img








spot_img