Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shpëtim Idrizi zbulon nëse do të ketë marrëveshje me Bashën, tregon qytetin ku do të kandidojë: Nuk ka asnjë dyshim se… (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5cd3c5eee5177d13ca979ec7f0e4c8ab

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim që do të bëjnë një marrëveshje me Partinë Demokratike.

Në një intervistë për News 24, ai tha se së shpejti pritet që të firmoset marrëveshja e dizajnuar.

“Janë diskutime që bëhen për të përcaktuar balancat. Nuk ka asnjë dyshim që PDIU do të jetë në krah të PD dhe do të ketë një marrëveshje. Kjo është e qartë dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Kjo është një listë e opozitës së bashkuar që PD kryeson.

Sigurisht edhe për PDIU dhe për partitë e tjera është dizajnuar. Nuk ka dyshim që PDIU do të ketë një marrëveshje me PD.

Nuk bëhet fjalë për vende të sigurta apo të pasigurta, bëhet fjalë për zona ku PDIU mund të ndihmojë në marrjen e mandateve”,- tha Idrizi.

Më tej ai ka thënë se preferon që të kandidojë në qarkun e Tiranës, pasi në këtë qytet zhvillon edhe aktivitetin e tij.

“Për shumë arsye dhe për aktivitetin tim, preferoj që të kandidoj në Tiranë. Këtu kam lindur dhe këtu jam rritur dhe besoj se do të jem në Tiranë”,- përfundoi Idrizi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img