Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shpëtim Idrizi: Ramës i dhashë lekë borxh kur u kthye nga Franca, e ndihmova sepse më vinte keq

Shkruar nga Newsbomb
Shpëtim Idrizi: Ramës i dhashë lekë borxh kur u kthye nga

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka thënë mbrëmjen e sotme se i ka dhënë lekë borxh kryeministrit Rama kur ky i fundit është kthyer nga Franca vite më parë.

Ai tha se e ka ndihmuar pasi i vinte keq, ndërsa i pyetur nëse Rama ia ka kthyer borxhin, Idrizi tha se ka kohë deri në 25 prill, pasi e kanë me kthim në natyrë.

“Mbaj mend që i kam dhënë borxh zotit Rama për ta ndihmuar sepse më vinte keq, që ai pas shumë vitesh emigracion erdhi në Shqipëri vetëm me 3 mijë euro, të paktën këtë ka treguar. Jemi duke ia kthyer njëri tjetrit këtë kohë dhe kemi kohë deri në datë në 25, e kemi kthim në natyrë”, tha Idrizi.

Përsa i përket sulmeve të Ramës në drejtim të tij, kreu i PDIU-së tha se kryeministri ka frikë nga votat e partisë së tij, të cilat përcaktojnë mandate në 4 qarqe.

“Ai e di shumë mirë që votat e PDIU-së në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan prodhojnë mandate për opozitën, dhe ja heqin Edi Ramës”, u shpreh Idrizi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll