Pas disa orësh “qetësie” që nga sulmi i parë i Rusisë mbi Ukrainën, pak momente më parë janë dëgjuar shpërthime të reja në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe Mariupol.
Një valë të dytë të sulmeve me raketa e të shtëna armësh e ka deklaruar edhe këshilltari i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke thënë se pak minuta më parë janë dëgjuar shpërthime në Kiev.
Goditjet kanë qenë të forta dhe kanë shkatërruar disa banesa, ndërsa raportohet për viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha se Rusia kishte nisur një ofensivë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës nga disa drejtime, duke shtuar se forcat e armatosura ukrainase po i rezistonin sulmit. “Jo, nuk është vetëm një pushtim rus i Ukrainës lindore, por një sulm në shkallë të gjerë nga shumë drejtime”, shkroi Kuleba në Tëitter.
Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 50 ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Numerous Russian military helicopters over Hostomel town in the Kyiv Oblast. Looks like a Russian Air Assault has started. pic.twitter.com/8hwDaMZ4uD
— CaucasusWarReport (@Caucasuswar) February 24, 2022