Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërtimi me tritol në Sarandë, policia jep detaje: U shemb hotel 2-katësh, dy bashkëpronarët në gjyq për pronësinë

Shkruar nga Newsbomb
Shpërtimi me tritol në Sarandë, policia jep detaje: U shemb hotel

Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e shënuar në Sarandë, ku një lokal u hodh në erë me një shpërthim me tritol.

Policia shkruan se ngjarja ka ndodhur në orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, hoteli dy-katësh "Binzanti" i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve Sprio Çabiri, dhe Evangjeli Dhimitri.

Në hotel ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese