Policia ka arrestuar 32-vjeçarin Leonard Gjini, sipërmarrësi i cili do të kryente punimet në kapanonin e deputetit socialist Bujar Çela.
Leonard Gjini dyshohet se me mosveprimet e tij duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtës në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.
Policia njofton se Gjini u arrestua sot pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.
Njoftimi:
Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për dokumentimin e rrethanave të shpërthimit të ndodhur në një kapanon në ndërtim, më datë 01.03.2024.
Një 32 vjeçar, banues në fshatin Goriçaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtës në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.
Si pasojë e shpërthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01.03.2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 2 shtetas dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe: Humbën jetën nga shpërthimi në Lushnjë, babë e bir sot e kishin ditën e parë të punës
Nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi më 1 mars në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjës, i cili është në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela humbën jetën babë e bir si dhe mbetën të plagosur 7 persona të tjerë, mes tyre dhe Çela.
Gjatë punës, shtetasi Roland Hoxha teksa po drejtonte vinçin aksidentalisht preku linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ndodhi dhe shpërthimi i fuqishëm.
Por akoma më i rëndë është fakti se të dy, babë e bir e kishin ditën e parë të punës në këtë fabrikë, pasi pasi Elidoni kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia.
Banorët jashtë kamerave kanë thënë se “Ishte dita e parë e punës bashkë më djalin”.
Ndërsa një i afërm i 55-vjeçarit që humbi jetë, tha se Roland Hoxha punonte me kamion, me vinç. Gjithashtu tregoi se në familje ishin dy bashkëshortët dhe dy djem e një vajzë.
Lexo edhe: Shpërthimi në Lushnje me dy viktima, grupi hetimor kthehet në vendngjarje
Lexo edhe: Dosja hetimore/ Shpërthimi për shkak të një avarie, çfarë ndodhi në Lushnje
Ndërsa ditën e djeshme të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore. Në dosje, bazuar në hetimet paraprake thuhet se shkak për shpërthimin është bërë një avari.
Nga hetimet e bëra deri tani, ekspertët e policisë së Lushnjës kanë dalë në përfundim se shpërthimi në kapanonin në pronësi të deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela në lagjen e “Karbunarë e madhe”, ka ndodhur për shkak të një avarie në punë.
“Kjo avari ka bërë që një nga bombolat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer” – shkruhet në dosje.
Por në dosjen hetimore sqarohet gjithashtu se subjekti i cili është në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga bashkia Lushnjë.
Deputeti socialist Bujar Çela nuk kishte një leje aktive për të vazhduar punimet për ndërtimin e një fabrike me funksion tregtimin dhe magazinimin e produkteve industriale. Newsbomb.al ka siguruar detaje ekskluzive nga grupi hetimor, të cilat tregojnë një paligjshmëri të madhe deri në skandal.
Burimet tona kanë bërë me dije se Çela kishte aplikuar për t’u pajisur me leje ndërtimi mbi pasurinë që kanë në pronësi në zonën e njohur si “Ish Plastmasi” në Lushnjë në ditët e fundit të Gushtit 2023 dhe në javët e para të Shtatorit, brenda rreth 25 ditësh kishte marrë përgjigje pozitive. Nëse për një qytetar apo një biznes të zakonshëm duhen minimumi 90 ditë që kërkesa të shqyrtohet, për deputetin afatet nuk janë marrë parasysh dhe brenda 25 ditëve ai ka marrë në dorë lejen e ndërtimit.