Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Shpërthimi në shtëpinë e Armand Dukës, reagon Erion Veliaj: Të zbulohet sa më parë ngjarja, jam kundërshtar jo armiku i tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për shpërthimin e tritolit në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Dukës.

Veliaj ka deklaruar se ai është kundërshtari dhe jo armiku i tij. Ndërsa shtoi që institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën teksa i bëri thirrje policisë e prokurorisë që të hetojnë ngjarjen dhe të vendosin para drejtësisë autorët.

“Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe, por kjo është vepër kriminale e dënueshme. I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret i zotërisë, t’i sigurojnë jetën, t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik. Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë, në mënyrë të pamëshirshme me këdo që bën gjeste të tilla”, tha per MCN

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img