Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Shpërthimi në mobilerinë e Niklës, zbardhet ngjarja, 2 në pranga dy të tjerë në kërkim

spot_img

Lajme të ngjashëm

dd1901071ff430426deb3cf74901d83a

Policia e Krujës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikel ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive.

Në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga dy shtetas dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Njërit prej autorëve të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar në banesë Cannabis Sativa.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara është kapur edhe një shtetas në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore të specializuar , në pak orë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikel, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në mobilerinë e shtetasit E.C.ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale (dëmtuar vetrata) .

Janë vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale 
” Shkatërrimi i pronës me eksploziv ” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit “parashikuar në nenet 152 dhe 278 të Kodit Penal, konkretisht:

• Është ndaluar me iniciativë shtetasi D.Xh. si autor i dyshuar;

• Është arrestuar në flagrancë shtetasi B.K.

Shtetasit B.K. gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë, të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë është kapur edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht shtetasi Xh.K, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Kultivimi i bimëve narkotike “.


 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img