Hapësire reklamuese

Politikë

Shpërthimi në Lushnjë, Meta: I pikëlluar, i uroj shërim të shpejtë edhe deputetit

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi në Lushnjë, Meta: I pikëlluar, i uroj shërim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të premte në Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në kapanonin në pronësi të deputetit socialist, Bujar Çela, mbetën të plagosur 8 persona mes tyre dhe vetë deputeti, ndërsa një tjetër person humbi jetën.

Përmes një postimi në “ Facebook”, Meta i pikëlluar nga kjo ngjarje e rëndë u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Landi Verçani, i cili humbi jetën, si dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarëve dhe deputetit Bujar Çela.

“I pikëlluar nga ngjarja tragjike sonte në Lushnje, ku humbi jetën një qytetar dhe u plagosën disa të tjerë.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen që humbi njeriun e tyre të dashur dhe ju uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Meta.

LEXO EDHE: Deputeti socialist futet në operacion, të plagosurit e tjerë nisen te Trauma

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, një nga punëtorët duke drejtuar një vinç aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën Landi Verçani, shoferi i vinçit, dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti Bujar Çela, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Katër nga shtetasit e plagosur janë dërguar drejt Spitalit të Traumës.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, njoftoi Policia e Fierit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese