Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthimi në Lushnje me dy viktima, grupi hetimor kthehet në vendngjarje

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi në Lushnje me dy viktima, grupi hetimor kthehet në

Ditën e sotme, grupi hetimor është rikthyer në vednin e ngjarjes, me ekspertë të fushave të ndryshme, të drejtuara nga prokuroria e rrethit gjyqësor Fier po punojnë për të zbardhur shkaqet e shpërthimit në Lushnje. Sakaq, një grup pune nga bashkia e po përgatitet për të verifikuar dëmet e shkaktuara në biznese dhe shtëpitë përreth.

Një i vdekur dhe tetë të plagosur është bilanci i shpërthimit të fuqishëm  që ndodhi në fabrikën në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela në Lushnjë. Mes të plagosurve, është dhe vetë deputeti socialist, i cili u fut me urgjencë në operacion.

Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, një nga punëtorët duke drejtuar një vinç aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L.V dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti Bujar Çela, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Katër nga shtetasit e plagosur janë dërguar drejt Spitalit të Traumës.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, njofton Policia e Fierit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese