Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthimi në Lushnjë, Brataj: Tre pacientë në gjendje të kritike

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi në Lushnjë, Brataj: Tre pacientë në gjendje

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj, ka folur për mediat ku dhe ka zbuluar gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi në Lushnjë.

Sipas tij, tre nga pacientët janë në gjendje kritike dhe janë nisur drejt Traumës për mjekim të specializuar, ndërsa bën me dije se njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë, për shkak se ka marrë plagë të shumta djegie në fytyrë.

“Janë tre drejt Tiranës, në gjendje të rëndë, 3 janë duke u trajtuar në spitalin e Lushnjës. Ngjarja është trajtuar në kohë rekord, kryesisht janë të djegiet, pacienti që është më rëndë ka një shkallë më të kanë djegie dhe është drejtuar drejt Traumës dhe kirurgjisë plastike. Do të vërtetohet a ka dëmtime fraktura, por kryesisht pacienti që është më rëndë ka djegie në fytyrë duke i komprometuar organet e frymëmarrjes”, tha mjeku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, një nga punëtorët duke drejtuar një vinç aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën Landi Verçani, shoferi i vinçit, dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti Bujar Çela, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Katër nga shtetasit e plagosur janë dërguar drejt Spitalit të Traumës.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, njoftoi Policia e Fierit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese