Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthimi në Gërdec i mori familjarët, 15 vite pas tragjedisë flet vëllai i Shefkli Canit: Të burgoset kush të dojë, ne na humbën njerëzit e dashur

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi në Gërdec i mori familjarët, 15 vite pas

Vëllai i një prej viktimave të Gërdecit, Shefkli Cani, Ramazan Cani është shprehur se dhuimbja e tyre vijon të thellohet pasi kjo ngjarje është lënë në harresë dhe askush nuk është para drejtësisë.

Sot, pas 15 vitesh nga ngjarja tragjike e Gërdecit i pyetur lidhur me zhvillimet e fundit të SPAK ai shprehu zero interes.

“Unë quhem Ramazan Cani në tragjedinë e Gërdecit më ka vdekur vëllai, Shefkli Cani, kanata dhe kushëriri im. Jam i befasuar se përveç Report Tv nuk e ka publikuar askush këtë ngjarje të rëndë. vëllai dhe nusja e tij ishin duke punuar dhe ndodhi ajo që ndodhi…

Kanë lënë pas 3 çuna dhe një vajzë.”- tha ai.

“Ata e dinë, më thellë nuk mund të futem se nuk e di çfarë bën SPAK. S’kënaqemi asnjëherë me asgjë sepse ne na kanë ikur njerëzit tanë të dashur. Të burgoset kush të dojë”, shtoi vëllai i viktimës.

Më 15 mars të vitit 2008 Tirana do të lëkundej nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur vetëm pak kilometra larg, në fshatin e quajtur Gërdec.

Ky shpërthim i mori jetën 26 njerëzve të pafajshëm, mes të cilëve gra dhe fëmijë të mitur, ndërkohë u plagosën mbi 300 të tjerë.

LEXO EDHE: Sot 15 vite nga TRAGJEDIA E GËRDECIT

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese