Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shpërthimi në Afganistan, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët: Do të ketë sulm tjetër, qëndroni larg aeroportit të Kabulit

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi në Afganistan, Ambasada e SHBA-së paralajmëron

Ambasada amerikane në Kabul përmes një njoftimi zyrtar ka paralajmëruar pëër një sulm të ri në aeroportin e Kabulit. Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve që të largohen sa më shpejt dhe të gjithë të shmangin udhëtimet nga ky aeroport.

Paralajmërimi u bën thirrje amerikanëve të shmangin zonën pranë aeroportit, përfshirë edhe ministrinë e brendshme dhe një pikë karburanti pranë aeroportit, pasi pritet një sulm tjetër.

“Për shkak të një kërcënimi specifik duhet të largoheni nga aeroporti. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin udhëtimet në aeroport”, thuhet në njoftim.

Presidenti Biden tha përmes një deklarate të shtunën se ka rrezik për sulme të reja, ndërsa SHBA dhe aleatët e tyre përmbyllin tërheqjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake nga Kabuli, vetëm dy ditë pasi një shpërthim vetëvrasës la të paktën 170 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë të vrarë.

Sulmi me raketë i cili ndodhi pak orë më parë shkaktoi 2 viktima dhe tre të plagosur. Sipas mediave të huajabëhet me dije e një prej viktimave është një fëmijë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll