Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Shpërthimi me tritol, reagon Xhelal Mziu: Hakmarrje politike ndaj Demajt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari në detyrë i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka reaguar pas shpërthimit me tritol pasditen e sotme të një banese në pallatin, ku jetonte edhe nënkryetari i Bashkisë Vendim Demaj.

I pyetur nga mediat, Mziu e cilëson këtë një akt të pastër hakmarrje politike ndaj Demajt, i cili kaloi në heshtje nga policia.

Kujtojmë që Policia e Shtetit e përgenjështroi lajmin, duke theksuar që tritoli është vendosur në banesën shtetasit me iniciale P.Gj.

‘Po ndiqja nga mediat dhe më vjen mirë që opozita është sinjalizuesja. Kjo është ngjarje e rëndë që kalon në heshtje nga policia. Besoj që është akt i pastër hakmarrje politike ndaj zotit Denaj duke qenë jo vetëm n/kryetar i bashkisë së Kamzës, por edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, por edhe një aktor kryesor i këtyre protestave të 7 muajve të fundit. Situata ishte fati i mirë i familjes së vendimit dhe komshiut dhe banorëve të tjerë që nuk ishin prezent në momentin e këtij akti terrorist. Nuk di se cfarë mund të them tjetër, kjo është pasqyra e këtij regjimi, jo vetëm për fshehjen, por hakmarrje ndaj opozitës, e njerëzve nuk i bëjnë fresk qeverisë’, tha Mziu.

Më shumë

spot_img